Asfaltohet rruga “Dervish Hima”, vazhdon rikonstruksioni i infrastrukturës në Çairin e Vjetër

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Ka vazhduar rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore në Çairin e Vjetër, ndërsa sot është asfaltuar rruga “Dervish Hima”, e njohur më herët si “Krste Asenov” njofton Komuna e Çairit, përjell zhurnal.mk

Sipas tyre, asfaltimi i kësaj rruge përbën një tjetër fazë të projektit për rikonstruksionin e rrugëve në këtë lagje, me qëllim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për banorët dhe pjesëmarrësit në trafik.

Punimet përfshijnë përmirësimin e sipërfaqes së rrugës, duke synuar krijimin e një infrastrukture më funksionale dhe lehtësimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve.

Nga Komuna e Çairit bëjnë të ditur se asfaltimi i rrugës “Dervish Hima” është pjesë e një projekti më të gjerë për rregullimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor në Çairin e Vjetër.

Përmes këtyre ndërhyrjeve, synohet përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese, lehtësimi i qasjes së banorëve në objektet e banimit dhe krijimi i kushteve më të mira për jetën e përditshme të qytetarëve.

Komuna e Çairit njofton se rikonstruksioni do të vijojë edhe në rrugë të tjera të kësaj lagjeje, në përputhje me dinamikën e përcaktuar të punimeve.

Sipas komunës, investimet në infrastrukturën rrugore do të vazhdojnë me synim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe të infrastrukturës lokale në Çair.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër