ASH kërkon transparencë për pranimin në Shkollën e Mesme Policore: Më pak se 3% shqiptarë

Nga D V
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 gusht, Zhurnal.mk – Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me rezultatet e pranimit të nxënësve në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji”, duke ngritur shqetësime për përfaqësimin e shqiptarëve.

Sipas partisë, nga gjithsej 310 nxënës të pranuar, vetëm 9 janë shqiptarë, që përbën më pak se 3 për qind. ASH thekson gjithashtu se mësimi në këtë shkollë zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase.

“Bëhet fjalë për një shkollë që përgatit kuadrot e ardhshme të policisë dhe ku të diplomuarve u garantohet punësim në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kjo do të thotë se përbërja e sotme e kësaj shkolle do të reflektohet drejtpërdrejt në përbërjen e policisë në vitet e ardhshme. Për më tepër, mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase.Kërkojmë transparencë të plotë për konkursin, numrin e kandidatëve shqiptarë që kanë aplikuar, mënyrën e vlerësimit dhe arsyet që kanë sjellë deri te një rezultat kaq skandaloz”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër