Prishtinë, 18 shtator Zhurnal.mk – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në aktivitetet që zhvillohen në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me liderë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme.
Në fokus të këtyre takimeve, sipas Qeverisë, do të jetë promovimi dhe forcimi i vlerave dhe interesave shtetërore të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Njoftimi:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë botërorë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi kryesor i takimeve do të jetë promovimi dhe forcimi i vlerave dhe interesave kyçe shtetërore të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit në Amerikë, Kryeministri Kurti gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës.
