Astrit Avdyli dënohet me 12 vite burg

Nga B.M
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 12 vite burg Astrit Avdylin, për disa vepra penale.

Ai u shpall fajtor për “trafik narkotikësh”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Për trafikimin e lëndëve narkotike, Avdyli u dënua me 12 vite burg, për atë të grupit të strukturuar kriminal me 3 vite ndërsa për armëmbajtje pa leje gjithashtu me 5 vite. Me bashkimin e dënimeve, ai u dënua përfundimisht me 12 vite burg, që do t’i kryejë në një institucion të sigurisë së lartë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër