Avokati i Popullit, hetim administrativ për raportimet e protestuesve për dhunë policore

Nga D. V.
444 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Avokati i Popullit bën të ditur se ka monitoruar përgjatë gjithë itinerarit protestën e opozitës të zhvilluar ditën e diel në kryeqytet.

Grupi i punës së institucionit vizitoi spitalet dhe komisariatet për të parë dhe intervistuar protestuesit e ndaluar apo të lënduar.

Nga të dhënat paraprake, Avokati i Poppullit thotë se të paktën 12 persona në moshë madhore janë ndaluar, ndërsa 4 të mitur u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.

Në Spitalin e Traumës, ekipi i Avokatit të Popullit administroi ankesën e një protestuesi që raportoi ushtrim dhune nga ana e policisë, për të cilën ka nisur hetimi përkatës.

Avokati i Popullit bën të ditur se raporti i detajuar do të publikohet në përfundim të hetimit administrativ.

“Ndërsa inkurajohen vetëm tubimet paqësore, i bëjmë thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, pavarësisht dinamikës së protestës”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.

Gjithashtu Avokati i Popullit thekson domosdoshmërinë për transparencë mbi protokollet e përdorura nga policia për përshkallëzimin e forcës dhe përdorimin e mjeteve për shpërndarjen e turmave si gazi lotsjellës apo uji. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër