Azir Aliu: Pas konsultimeve finale, ligji për duhanin shkon në procedurë parlamentare

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 prill, Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se është përmbyllur teksti i Ligjit për Mbrojtje nga Duhani dhe se i njëjti pritet të hyjë në procedurë kuvendore brenda dy javësh.

Aliu bëri të ditur se drafti final është gati, ndërsa javën e ardhshme është planifikuar takimi përfundimtar me të gjithë akterët e përfshirë në proces, pas së cilit ligji do të kalojë në procedurat administrative në nivel qeveritar.

“Kemi tekstin përfundimtar, të mërkurën tjetër kemi takimin përfundimtar me të gjithë stakeholder-ët, pas këtij takimi do të vazhdojë procedura administrative në nivel të qeverisë, me idenë që për dy javë të jetë pjesë procedurale në Parlament”, deklaroi Aliu.

Sipas tij, procedimi i ligjit në Kuvend pritet të hapë rrugën për debat institucional dhe miratimin e zgjidhjeve të reja ligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga duhani dhe politikat e shëndetit publik.

Projektligji pritet të sjellë rregulla dhe masa të reja në këtë fushë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se ai është përgatitur në konsultim me palët relevante.

artikuj të ndërlidhura