Shkup, 17 maj, Zhurnal.mk – Një 19-vjeçar nga fshati Bojanë është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e një 18-vjeçari, njoftoi policia.
Sipas informacionit nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, më 17 maj 2026, rreth orës 00:50, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria M.B. (19) nga Bojana, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vrasje”, sipas nenit 123 të Kodit Penal.
Paraprakisht, në numrin emergjent 192 ishte paraqitur babai i të dyshuarit, I.B., i cili kishte deklaruar se djali i tij i kishte pranuar se më 15 maj, në një zonë pyjore në afërsi të Saraj, me armë zjarri kishte vrarë B.D. (18) nga Bojana.
Policia bëri të ditur se pas arrestimit të të dyshuarit janë gjetur edhe trupi i viktimës dhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.
Nga MPB-ja njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj 19-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.
