Bajpasi i Tiranës do të lehtësojë qarkullimin, lidhë kryeqytetin me Korridorin Blu

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 nëntor, Zhurnal.mk – Në kantierin e Bypass-it të Tiranës, një prej projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, punimet po vijojnë me ritme të mira.

Me një gjatësi prej 21 kilometrash, ky aks synon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë mes autostradës Tiranë–Durrës dhe autostradës Tiranë–Elbasan, duke shmangur kalimin përmes kryeqytetit dhe duke mundësuar ndërlidhjen me akset e Korridorit Blu.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga kantieri i Bypass-it të Tiranës, i cili sipas kreut të qeverisë do të lehtësojë trafikun dhe shmangë kalimin përmes kryeqytetit.

Projekti pritet gjithashtu të ndikojë në shkurtimin e kohës së udhëtimit dhe përmirësimin e qarkullimit të automjeteve, duke krijuar një alternativë të rëndësishme për lëvizjen drejt jugut dhe juglindjes së vendit.

Me përfundimin e tij, Bypass-i i Tiranës do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në transformimin e infrastrukturës rrugore të vendit, duke i dhënë kryeqytetit më shumë frymëmarrje, udhëtimit më shumë shpejtësi dhe Korridorit Blu një lidhje të drejtpërdrejtë drejt jugut të Shqipërisë.

artikuj të ndërlidhura