Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në zonën e Zvërnecit, duke u djegur plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale në objekt janë të konsiderueshme, pasi flakët e kanë shkatërruar atë tërësisht.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilët pas një operacioni kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre në zonën përreth.
