Bajrami i reagon Kusari-Lilës: Duhet të kërkosh falje që në Kuvend ke aprovuar ligj antikushtetues

Nga D. V.
325 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 prill, Zhurnal.mk – Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministres së MINT-it, Mimoza Kusari-Lila, raporton Ekonomia Online.

Bajrami në seancë e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës tha se Kusari-Lila gjatë fjalimit të saj ka rënë në kundërshtim me veten.

“Ju e keni caktuar marzhën e nderuar, e ke caktuar 2 cent për shitje me pakicë dhe 12 cent për shitje me shumicë. Si ke mundësi me dalë në foltore edhe me thanë që nuk muj me e kontrollu nëse e heqi TVSH-në ose e uli akcizën? Ju i caktoni marzhat. Qysh ka mundësi që në qoftë se në litër të naftës sot e pranon masën që me heq 20 cent akcizë ose 16 cent qysh e kemi propozu, dhe me ul TVSH prej 18% në 8% ti nuk ke mundësi, po kjo po shkojka në fytyrë të tregtarëve dhe të importuesve. A je tu e caktu marzhën? Në momentin kur dikush vjen edhe thotë ky është çmimi i furnizimit, ti kmi llogarit akcizën, kmi llogarit TVSH-në, e ke marzhën me shumicë, me pakicë, 2 cent, 12 cent. Qysh ka mundësi mandej me u keqpërdor kjo prej tregtarëve? Ajo që je tu thanë, je tu e konfirmu që faktikisht as sot nuk je tu caktu marzha dhe manipulimi po vazhdon. Edhe je tu e konfirmu që qatë ligjin që e ke aprovu sot nuk ka me të funksionu. A e din pse? Sepse s’ke mekanizëm. Nuk je tu mujt veç nji produkt me kontrollu, e qysh kmi me mujt me i kontrollu tjerët? Tjetra, Gjykata Kushtetuese ta ka kthyer ligjin antikushtetues. Duhet me kërku falje që në Kuvendin e Republikës së Kosovës ti ke aprovu ligj antikushtetues, e jo me akuzu opozitën. Përndryshe, sot janë bërë 861 ditë prej kohës kur Gjykata Kushtetuese e ka kthyer ligjin antikushtetues. 861 ditë, Kryeministrit Kurti dhe ministrave të tij u ka dashur me i adresuar tri çështje, të cilave Gjykata Kushtetuese nuk u ka dhënë të drejtë“, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër