Bajrami kërkon subvencionim të qumështit vendor: Të mbështetet i gjithë zinxhiri i prodhimit

Nga L. M
904 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga qeveria subvencionim të drejtpërdrejtë të sektorit të bujqësisë, duke nisur nga prodhimi i qumështit vendor.

Përmes një reagimi publik, Bajrami ka thënë se mbështetja institucionale duhet të përfshijë të gjithë zinxhirin e prodhimit, nga fermerët deri te tregtarët.

“Qeveria duhet ta subvencionojë qumështin, krejt zinxhirin: fermerin, përpunuesin dhe tregtarin, deri në masën që qumështi vendor të bëhet konkurrues në treg”, ka shkruar ajo.

Sipas Bajramit, duhet të krijohet një diferencë çmimi deri në 20 cent për litër krahasuar me qumështin e importuar, në mënyrë që konsumatorët të zgjedhin produktet vendore.

“Atëherë konsumatori e zgjedh qumështin vendor”, shtoi ajo.

Në fund, Bajrami theksoi se stabiliteti politik dhe zhvillimi ekonomik duhet të jenë prioritetet kryesore të qeverisë së re që do të dalë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

https://www.facebook.com/share/p/1CsYDfJ4jC/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër