Bajrami-Kurtit: Nëse shkojmë në zgjedhje as vota për Kryeparlamentar s’do të kesh

Nga Xh M
331 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 6 prill Zhurnal.mk – Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai po kërkon një figurë jopartiake dhe garanci me 85 vota për zgjedhjen e presidentit.

Bajrami paralajmëroi se nëse shkohet në zgjedhje, Kurti nuk do të ketë vota as për kryetar Kuvendi, e lëre më për president.

“Në vitin 2021, as nuk i kanë pasë 80 vota të sigurta, as kandidatja s’ka qenë konsensuale. Sot, Kurti po kërkon figurë jopartiake/unifikuese dhe garanci me 85 vota. Veç një gjë duhet ta dimë: nëse shkojmë në zgjedhje prapë, as vota për kryetar të Kuvendit s’ka me pasë, e lëre më për president”.

Ajo theksoi se situata po vazhdon nga bllokada në krizë dhe shprehu shqetësimin për kontrollin e plotë të buxhetit dhe institucioneve nga ana e kryeministrit.

“Pra, prej bllokade në bllokadë, prej krize në krizë, me rëndësi Kurti të ketë kontroll të plotë mbi buxhetin dhe institucionet. Të mjerët ne kush po na udhëheqë! Uroj ta kuptojmë sa më parë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër