Banesa prej kohësh është bërë luks për qytetarët

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Sindikatës për Ndërtimtari, Ivan Peshevski, në emisionin “Pas Numrave” në TVM2, ka kritikuar rritjen e çmimeve të banesave, duke theksuar se ato janë bërë të papërballueshme për një pjesë të madhe të punëtorëve.

Peshevski tha se është e vështirë të justifikohet një çmim prej 3.300 euro për metër katror në qendër të Shkupit, duke marrë parasysh koston e shërbimeve komunale, materialeve të ndërtimit dhe pagat e punëtorëve.

Sipas tij, nuk është normale që një punëtor të ndërtojë banesa për 40 vjet dhe në fund të mos ketë mundësi të blejë një banesë prej 60 metrash katrorë për vete dhe familjen e tij.

*“Banesa prej kohësh është bërë luks dhe jo privilegj për punëtorët dhe qytetarët”*, tha Peshevski, duke shtuar se çmimet po rriten në mënyrë marramendëse, ndërsa qytetarët shpesh blejnë banesa pa infrastrukturë të mjaftueshme përreth, pa parqe, shkolla apo spitale në afërsi.

Ai theksoi se Qeveria, si aparat shtetëror, duhet të ndërmarrë masa ndaj rritjes së pakontrolluar të çmimeve në sektorin e ndërtimit. Sipas Peshevskit, çmimet aktuale janë të papërballueshme për rreth 90 për qind të punëtorëve në Maqedoninë e Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër