Banesat në Shkup janë shtrenjtuar për 5,5 për qind në tremujorin e dytë

Nga D. V.
793 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 korrik, Zhurnal.mk – Çmimet e banesave në Shkup kanë vazhduar të rriten edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore.

Sipas Indeksit të Çmimeve të Banesave, i cili i referohet vetëm territorit të qytetit të Shkupit dhe llogaritet mbi bazën e çmimeve të publikuara nëpër shpallje, e jo mbi çmimet reale të shitjes, në tremujorin e dytë është regjistruar rritje tremujore prej 5,5 për qind.

Në nivel vjetor, çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur për 13,3 për qind. Megjithatë, Banka Popullore thekson se rritja vjetore vazhdon të ngadalësohet, duke pasur parasysh se në tremujorin e mëparshëm ajo ishte 16,6 për qind.

Indeksi i Çmimeve të Banesave është një nga treguesit që ndjek dinamikën e tregut të pasurive të paluajtshme në kryeqytet, por bazohet në çmimet e shpallura, e jo në çmimet me të cilat banesat janë shitur realisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër