Banorët e Big Brother shfaqen me bluzat “Liria ka emër”, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

nga D. V.

Ditën e sotme më 17 shkurt, Kosova shënon 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Në Prishtinë, në ora 14:00 do të mbahet marshi “Drejtësi, Jo Politikë” në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Me këtë rast, banorët janë parë të veshur me bluzat “Liria ka emër”, në përkrahje të tyre.

Foto: Instagram

Këtë Marsh e kanë mbështetur edhe shumë këngëtarë dhe artistë tjerë si: Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik, Gold AG, Visar Peja, Majkaveli, Mar1n, DJ Dagz, Bllekibllek, Alban Sejdiu, Taulant Bajraliu, Edi Kastrati, Gresa Behluli, Veli Sahiti, Driton Fazliu etj.

Marshi, i organizuar nga platforma Liria ka Emër me 17 shkurt, pritet të shndërrohet në mobilizimin më të madh qytetar të mbajtur ndonjëherë në Kosovë, duke bashkuar qytetarë nga të gjitha komunat, diaspora, familje të dëshmorëve, të rinj, artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Si të paraburgosur në Hagë, që pesë vjet po mbahet ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More