Goditet me makinë një 4-vjeçar në Draçevë të Shkupit

Nga admin
390 e lexuar

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje pasdite rreth orës 17:00, Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka marrë një denoncim se në rrugën “Zhivko Firfov” në lagjen Draçevë të Shkupit, një automjet pasagjerësh “Volkswagen Turan” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.D. (41) nga Shkupi, ka goditur një fëmijë katërvjeçar nga Shkupi.

“Fëmija në aksident ka marrë lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski” Shkup”.

“Një ekip inspektimi nga SPB Shkup ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes”, thonë nga MPB Maqedoni.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër