Françeska Murati: Unë fal pesë vakte, por nuk mbulohem

Nga B.M
490 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, ka befasuar ndjekësit me një përgjigje të dhënë së fundmi sa i përket fesë myslimane.

“A i mbështet femrat që janë me mbulesë”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga një ndjekës.

“Çdo femër është e lirë të bëj çka të doj zemra saj. Secila ka rrugën dhe bindjet e veta”, u përgjigj ajo.

Foto: Instagram

E njëjta tregon se fal pesë vakte, ndonëse kjo gjë nuk është ditur për të.

“Unë përshembull falem 5 vakte dhe pse nuk do zgjidhja si gjë për veten time. Mbështes çdo grua në zgjedhjet e saj”, theksoi tutje.

Ajo tani po bën rolin e opinionistes në Big Brother Fan Club, si pjesë e formatit bashkë me Arjan Konomin.

Edhe pse ka qenë para dy viteve në këtë reality show, Françeska vazhdon akoma të jetë e përfolur në rrjete sociale e shtypin rozë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër