Prishtinë, 12 maj Zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ka vizituar aksin rrugor Kuqishtë–Çakorr në Rugovë, duke thënë se pas përfundimit të hartimit të projektit pritet të nisë rehabilitimi i plotë i kësaj rruge.
Në një postim në Facebook, ministri e ka cilësuar Rugovën si “mrekulli natyrore”, duke theksuar se ajo meriton infrastrukturë të përshtatshme për vizitorët.
“Rugova është mrekulli natyrore, prandaj edhe meriton infrastrukturë që njerëzit ta vizitojnë dhe shijojnë”, ka shkruar ai.
Ministri ka njoftuar se vizita në terren është bërë bashkë me ministrin Krasniqi, hartuesin e projektit dhe deputetin Kelmendi, ndërsa ka thënë se është interesuar personalisht që projekti t’i adresojë çështjet kryesore për rregullimin e këtij aksi rrugor.
