Bastisje në Kavadar, gjendet drogë – ndalohet një person

Nga D. V.
802 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 qershor, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se dje (24.06.2026) në orën 20:30, nëpunës policorë për luftimin e tregtisë së palejuar të drogës pranë NJPB Kavadar e privuan nga liria N.R. (30) nga Kavadari.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe letra mbështjellëse (rizla).

“Ai ishte ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër