Bastisje në Shkup, arrestohet një shtetas turk, zbulohen drogë dhe pajisje për lojëra të fatit online

Nga D. V.
242 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 prill, Zhurnal.mk – Më datë 09.04.2026 në Shkup, në territorin e Qendrës, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të paligjshme pranë SPB Shkup kanë arrestuar personin B.B. (29 vjeç), shtetas turk me vendqëndrim në Shkup. Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës, në shtëpinë ku qëndronte B.B., u gjetën pesë saksi me kanabis, marihuanë, një peshore digjitale dhe dy laptopë përmes të cilëve ai organizonte lojëra fati online. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet kallëzimi penal përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër