Bastisje në Tetovë, gjendet drogë – ndalohet një person

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 korrik, Zhurnal.mk – SPB Tetovë njofton se dje (20.07.2026), zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin V.Z. (31) nga Tetova.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse, e kryer në periudhën prej orës 20:00 deri në 20:55 me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar një substancë e bardhë pluhuri.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

artikuj të ndërlidhura