Shkup, 30 tetor – Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka publikuar një video përmbledhje me deklarata të kryeministrit Hristijan Mickoski, që sipas kreut të integristëve, janë udhëzime publike që i pari i ekzekutivit po u jep gjykatësve në Kushtetuese.
“Kronikë e shkurtër e një paralajmërimi të dokumentuar paraprak të vendimeve të qeverisë dhe të udhëzimeve të drejtpërdrejta dhe publike politike për Gjykatën Kushtetuese!”, ka shkruar Ahmeti në mbishkrimin e videos.
Ajo që bie në sy është se një pjesë e madhe e këtyre deklaratave janë dhënë para zgjedhjeve të fundit. Pas zgjedhjeve edhe përkundër ëtyre deklaratave partia e Ahmetit, respektivisht Fronti Evropian, i udhëhequr nga BDI, pranoi të negocion për të qenë pjesë e qeverisë së Mickoskit. Madje, kishte informacione se Fronti i udhëhequr nga Ahmeti ka pranuar të jetë edhe pjesë e qeverisë Mickoski, pa kryetarin e Kuvendit, një prej tre posteve kryesore në shtet, shkruan Zhurnal.
Fillimisht dukeshin i akuza të thjeshta dhe të pabazuara nga kundërshtarët politikë, por më vonë dolën dhe detaje shtesë që bazonin këto akuza. Në mesin e atyre detajeve ishte dhe ai se negociatat, ku na qenka pranuar pjesëmarrja në Qeveri pa postin e kryekuvendarit, janë zhvilluar në dhomën 161 të Kuvendit dhe se për këto pohime ka edhe argumente më të thella.
Për këtë arsye, shumë analistë politikë vlerësojnë se kjo i relativizon në masë të madhe edhe letrat edhe videot që vijnë nga BDI dhe kreu i saj, si në adresë të ndërkombëtarëve, poashtu edhe në adresë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Ata gjithnjë e më shumë po shprehen se në fakt strategjia me letra të hapura dhe me video në fakt është zëvendësim i protestave të paralajmëruara, për shkak se në takimet e para të zhvilluara me qytetarët në Likovë, Saraj dhe Dibër, nuk është vërejtur disponim i mjaftueshëm për organizim të protestave serioze, shkruan Zhurnal.
Me letra publike dhe video sikur dëshirohet të fshehet nga opinioni kjo mangësi, sepse BDI dal ngadalë po vetëdijësohet shumë e shumë persona se më tepër e kanë dashur si parti në pushtet, se si koncept politik, për të cilin do të ishin të gatshëm të “luftojnë” edhe kur është në opozitë. Nuk është i vogël edhe numri i opinionistëve që vlerësojnë se BDI nuk mund t’i bëjë reformat e nevojshme brendapartiake dhe të fillon një kapitull të ri në veprimin politik, që do të mundej ta kthen sërish në pushtet.
Nga ana tjetër, qytetarët po e vërejnë qartë se shfuqizimi i “balancerit” do të zëvendësohet me një mekanizëm më të sigurt dhe më serioz, siç është Ligji për përfaqësim të drejtë./Zhurnal

