Gjenevë, 20 maj, Zhurnal.mk – Për momentin, sipas ECDC-së, rreziku i infeksionit në Bashkimin Evropian për qytetarët evropianë është shumë i ulët. Vlerësohet gjithashtu si i ulët për njerëzit që udhëtojnë në rajon”, deklaroi një zëdhënëi të Komisionit Evropian gjatë konferencës së përditshme për shtyp.
“Ne po e ndjekim situatën në Afrikë nga afër; në këtë fazë, nuk ka indikacione se njerëzit në Evropë duhet të marrin masa specifike përtej rekomandimeve standarde të shëndetit publik”, shpjegoi zëdhënësja, duke specifikuar se BE-ja po koordinohet dhe bashkëpunon me partnerët e saj.
“Komiteti i Sigurisë Shëndetësore po e diskuton çështjen sot”, ndërsa ECDC “ka mbledhur Task Forcën Shëndetësore të BE-së për të diskutuar çështjen”, shpjegon Komisioni.
“Ne e dimë që sëmundjet nuk ndalen në kufij. Kjo vlen edhe për Ebolën, e cila nuk është e pranishme vetëm në Republikën Demokratike të Kongos, por ka edhe disa raste në Ugandë dhe Sudanin e Jugut”, thuhet në deklaratën e tyre.
