Begaj: Raporti i Komisionit të Jashtëm të PE-së, vlerësim për reformat e ndërmarra

Nga D. V.
414 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 maj, Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi sot pas miratimit të raportit për Shqipërinë nga Komiteti për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian.

Begaj theksoi se miratimi i këtij raporti është një vlerësim për reformat e ndërmarra për përparimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria është e vendosur dhe e përkushtuar në rrugën e saj evropiane për arritjen e objektivit strategjik, anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, nënvizoi Begaj.

Komiteti për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian miratoi sot raportin e iniciuar nga raportuesi Andreas Schieder (S&D, Austri) me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenime.

Eurodeputetët në Komitetin për Punët e Jashtme përshëndesin në raport angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për integrimin në BE dhe progresin e shpejtë që ka bërë në vitet e fundit, duke u bërë thirrje autoriteteve të sigurojnë që legjislacioni i miratuar të zbatohet plotësisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër