Gostivar, 5 janar – Kandidati i Koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Padalisht, Tërnovë dhe Sërmnovë në Malësinë e Gostivarit. Bejta premton se me fitoren e tij në zgjedhjet e 11 janarit, vëmendja dhe investimet do të rikthehen në të gjithë Komunën e Gostivarit. Bejta premton mbështetje edhe për bizneset, kulturën dhe të rinjtë.
“Do t’i kushtojmë rëndësi të madhe zhvillimit të ekonomisë dhe zvogëlimin e papunësisë. Ne do t’u japim përkrahje të madhe të gjithë biznesmenëve në Komunën e Gostivarit. Po ashtu do të bëjmë fuqizimin e rinisë përmes kulturës dhe sportit. Rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë kulturës që të argëtohen rinia dhe do t’i kushtojmë sportit, do t’i kemi nën kujdes të gjitha klubet futbollistike.”, – deklaroi kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta.
Bejta njëherësh thekson se gjatë takimit me qytetarët e Malësisë së Gostivarit, ata kanë theksuar se ndjehen të harruar nga udhëheqësia komunale në tetë vitet e fundit.

