Belgjika thotë se një praktikante kanadeze dyshohet për spiunazh në NATO

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 30 korrik Zhurnal.mk – Një grua kanadeze me origjinë kineze është arrestuar nën dyshimin se ka kryer spiunazh, derisa punonte si praktikante në selinë ushtarake të aleancës së NATO-s (Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut), sipas prokurorëve belgë.

Prokuroria Federale e Belgjikës tha se ishte njoftuar nga shërbimet e sigurisë së NATO-s, gjë që çoi në bastisjen e shtëpisë së të dyshuarës dhe të vendit të saj të punës brenda selisë së NATO-s.

“Ajo dyshohet se ka spiunuar në emër të një shteti të tretë dhe se ka qenë pjesë e një organizate kriminale”, thuhet në një deklaratë të prokurorisë të publikuar të shtunën.

Gruaja punonte si praktikante në Komandën Supreme të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SHAPE), në Mons të Belgjikës.

Zyrtarët belgë ende nuk e kanë bërë publik emrin e gruas së përfshirë.

Sipas raportimeve të mediave, sjellja e saj kishte ngritur dyshime, pasi ajo qëndronte pranë objekteve të NATO-s dhe bënte pyetje të ndryshme, raporton BBC.

artikuj të ndërlidhura