Bellingham zgjoi “bishën” Brenda Messit, Harry Kane e qorton

Nga L. M
1,632 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane ka zbuluar se i kishte tërhequr vëmendjen Jude Bellinghamit për mënyrën se si iu afrua Lionel Messit gjatë ndeshjes, duke paralajmëruar se provokimi ndaj yllit argjentinas mund të ketë pasoja në fushë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari, Kane tha: “I thashë Judes se nuk ka nevojë t’i afrohet Messit në atë mënyrë. Nuk mund ta zgjosh bishën brenda tij dhe të presësh që të mos ndodhë asgjë”.

https://x.com/JB5ri/status/2077508415899730002

Debati në fushë, ishte një pikë kthese që e shndërroi lojën e kapitenit të Argjentinës, por edhe të të gjithë skuadrës “albiceleste”. “Në momentin që i jep një motivim shtesë, ai do të ndëshkojë. Pikërisht këtë pamë. Kundër lojtarëve si Messi, ndonjëherë gjëja më e zgjuar është të ruash disiplinën dhe të mos u japësh arsye për ta ngritur nivelin e tyre”, shtoi Harry Kane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër