Beqiri: Nga 2002 deri në vitin 2024, në cilën gjuhë funksionarët e BDI-së, kanë dhënë provimi e jurisprudencës nga 2002–2024?

Nga B.M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 mars, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, përmes një reagimi publik, pyet se në cilën gjuhë e kanë dhënë provimin e jurisprudencës funksionarët e BDI-së nga viti 2002 deri në vitin 2024, si dhe në cilën gjuhë është zhvilluar ky provim gjatë periudhës kur Ministrinë e Drejtësisë e kanë udhëhequr kuadro shqiptarë nga kjo parti.

Duke dhënë edhe përgjigjen e tij, ai thekson se provimi i jurisprudencës, sipas tij, është mbajtur vazhdimisht në gjuhën maqedone.

“Provimi i jurisprudencës gjithmonë është mbajtur në gjuhën maqedone, të gjithë funksionarët e BDI-së e kanë dhënë provimin në maqedonisht, dhe asnjë ministër shqiptar i drejtësisë nga radhët e BDI-së nuk e ka ngritur këtë çështje”, thuhet në reagimin e Beqirit, transmeton Zhurnal.

Ai më tej akuzon për, siç e quan, keqqeverisje nga ana e BDI-së ndër vite, duke shtuar se problemet e trashëguara janë të shumta dhe kërkojnë zgjidhje.

“Kaosi i problemeve të trashëguara nga keqqeverisja juaj është i madh. Ne do t’i zgjidhim një nga një”, ka deklaruar Beqiri.

artikuj të ndërlidhura