Tiranë, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se PD mbështet listat plotësisht të hapura në nivel kombëtar, në kuadër të diskutimeve për reformën zgjedhore.
Berisha theksoi se modeli i Kosovës është më i përshtatshmi.
“Siguroj çdo zgjedhës të këtij vendi, por edhe drejtues dhe anëtarë të forcave politike, se PD-ja është totalisht për lista plotësisht të hapura në nivel kombëtar. Personalisht preferoj listat e hapura të Kosovës, të cilat u japin qytetarëve mundësinë e preferencave”, u shpreh ai.
Kreu i PD-së nënvizoi se “qëndrimi ynë në këtë çështje është i palëkundur: lista kombëtare plotësisht të hapura, me një prag të arsyeshëm 2%, 3%, sipas ujdisë që do të arrijmë”.

