Shkup, 30 Prill, Zhurnal.mk – Mendimi i Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës të vitit 2025 në një përgjigje ndaj kërkesës së Gjukatës Kushtetuese për çështjen e dygjuhësisë, gjuhës shqipe përkatësisht, në Maqedoni të Veriut, sot ishte edhe një shkas tjetër i përplasjeve midis deputetit të opozitës shqiptare Blerim Bexheti dhe kryeministrit Hristijan Mickoski në seancën e kuvendit
Sipas interpretimit të Bexhetit të kësaj përgjegje të Marsit 2025 nga ky komision, “standardet evropiane për përdorim të gjuhëve janë standarde minimale, e jo kufinjë maksimal”, shkruan Zhurnal.mk.
Ai tha se mendimi i këtij komsioni i vitit të kaluar thotë se shteti ka “hapësirë të madhe për të ndërtuar modele të avancuara” për përdorim gjuhësh edhe në fusha të ndjeshme, si edhe në gjyqësi, ku mund të japë të drejta përdorimi, dhe se nuk e cënon të drejtën adminstrative.
Bexheti e akuzoi Mickoskin se nuk po e interpreton në mënyrë korekte mendimin e këtij komisioni të vitit 2025 dhe sipas tij, kryemnistri po përdorë publikisht dy standarde për interpretimet e të njëjtit komision për ligjin për përdorimit të gjuhëve sipas shijes së tij politike dhe se qeveria e tij nuk po ndërton kapacitete të nevojshme për zbatim adekuat të ligjit në fjalë të para tetë viteve.
Micskoski tha se ai nuk ka gjë kundër përdorimit të gjuhëve jo-maqedonase në vend.
““Askush nuk është kundër përdorimit të gjuhëve në Maqedoni që përdoren nga pjesë të popujve në territore të caktuara ose në të gjithë territorin, në këtë rast gjuha shqipe, as që e ka kontestuar ndonjëherë askush këtë. Do të jap një shembull, dje Presidenti i Konfederatës Zvicerane ishte mysafir, dhe ndërsa foli dhe iu drejtua në anglisht, në sfond kishte një përkthim në maqedonisht dhe shqip. Kushtetuta thotë se gjuha e vetme në përdorim ndërkombëtar është maqedonishtja, kështu që kjo nuk na shqetësoi. Edhe fjalimi im u përkthye në shqip, kështu që nuk na shqetësoi dhe nuk do të na shqetësojë”, tha në fillim të përgjegjes së tij Mickoski ndaj Bexhetit.
Kryemnistri përsëriti pjesën e mendimit të 2019-ës të Komisionit të Venecias për ligjin për gjuhët në gjyqësi.
Ai tha se Komisioni i Venedikut jep një rekomandim në mendimin e tij në Nenin 102, për të hequr dorë nga zbatimi i dygjuhësisë në sistemin gjyqësor dhe për t’u kthyer te Ligji për Gjuhët i vitit 2008.
Mickoski e akuzoi Bexhetin dhe BDI-në se “luajnë” me ndjenjat e qytetarëve.
“Kjo shumicë parlamentare po përpiqet të korrigjojë mangësitë e lëna nga LSDM dhe BDI si qeveri, kështu që në Ligjin për Mbrojtjen Sociale u miratua një ligj që u lejon punonjësve të kopshteve të japin provimin që duhet të japin për të qenë pjesë e atij sistemi arsimor parashkollor në gjuhën shqipe, gjë që ju nuk e bëtë. Sepse nuk do t’ju lejojmë të luani me pikat e vogla të ndjenjave të qytetarëve, ata e pranuan këtë dhe do të flasin me zë të lartë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sepse ata e refuzojnë këtë demagogji etnocentrike”, tha Mickoski.
“Kjo qeveri nuk do t’ju lejojë të luani lirë me pasione të ulëta, gjëra të vogla me ndjenjat e shqiptarëve në Maqedoni,” shtoi kryeministri.
Bexheti e mori fjalën përsëri.
Ai i tha Mickoskit se qëndrimet e tij personale për përdorimin e gjuhës shqipe “është çështje tjetër” në krahasim me atë ai parashtroi si pyetje në filim.
Ai përkujtoi se kur është fjala për përdorim të gjuhës shqipe, Mickoski lidhur me provimin e jurisprudencës së pari tha se studentët shqiptarë mund të hyjnë në gjuhën amtare, e dy ditë më vonë të ketë ndryshuar qëndrimin e të ketë thënë se duhet “rregulluar” ligjin për jurisprudencën.
“Ju po përdorni dy standarde… Ministri dhe zëvendës-ministri [në ministrinë e drejtësisë] kanë mendime të ndryshme,” për ligjin për jurisprudencën dhe ligjin për gjuhët, tha deputeti i BDI-së. / Zhurnal.mk.
