Çairi organizon mësim falas të notit për fëmijët

Nga Xh M
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 gusht Zhurnal.mk – Komuna e Çairit, në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”, organizon Javën e Mësimit të Notit për Fëmijë, e cila do të nisë më 15 gusht.

Programi është falas dhe synon që fëmijët të mësojnë teknikat bazë të notit, duke nxitur njëkohësisht aktivitetin fizik dhe mënyrën e shëndetshme të jetesës.

Mësimi është i dedikuar për fëmijët e grupmoshave 7–8, 9–10 dhe 11–12 vjeç. Grupet do të jenë të përziera, me vajza dhe djem, ndërsa në një orë mësimore do të mund të marrin pjesë maksimumi 30 fëmijë.

Trajnimet do të udhëhiqen nga dy instruktorë të notit, nën mbikëqyrjen e katër profesorëve nga Universiteti “Nënë Tereza”.

Pjesëmarrësit duhet të sigurojnë vetë veshjen, kapelën dhe syzet e notit.

Numri i vendeve është i kufizuar, ndërsa prindërit dhe kujdestarët ftohen t’i regjistrojnë fëmijët në kohë përmes formularit online në:

Apliko

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër