Caktimi i datës së zgjedhjeve, partitë i shkojnë në takim Haxhiut

Nga D. V.
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 Prill, Zhurnal.mk – Tashmë ka nisur takimi konsultativ i thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Në takim nga VV-ja, është duke marr pjesë Alim Ramaj, nga PDK-ja është kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, nga LDK-ja anëtarja e kryesisë Jehona Lushaku Sadriu, nga AAK-ja nënkryetari i kësaj partie Ardian Gjini, si dhe përfaqësues të partive të pakicave.

Ky takim vie pas koordinimit të Presidencës me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ku janë diskutuar afatet ligjore, përgatitjet administrative dhe nevoja për një proces zgjedhor pa vonesa dhe me standarde të larta profesionale.

Kuvendi u shpërnda automatikisht në orët e para të 29 prillit, me të kaluar afati për zgjedhjen e Presidentit dhe tani, vendi shkon zyrtarisht në zgjedhje të reja, edhe një herë tjetër.

Zgjedhjet e reja, siç e përcakton Kushtetuta, duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër