5
Londër, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Shkolla të shumta në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë morën sot mesazhe kërcënuese, njoftoi policia.
Ajo theksoi se po i trajtonte këto incidente si “alarm të rremë”.
Policia në Irlandën e Veriut deklaroi se po heton “email-e kërcënuese” të dërguara në më shumë se 300 shkolla, me origjinë nga një burim “jashtë Mbretërisë së Bashkuar”.
Kërcënime të ngjashme u morën nga shkollat edhe në Skoci.
Në Irlandë, mesazhe të tilla iu dërguan “një numri shkollash”, theksoi policia.
Ajo shtoi se “ky kërcënim nuk është i besueshëm dhe nuk rekomandon” asnjë evakuim.

