Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 tetor Zhurnal.mk – Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në vend. Sipas vendimit më të fundit të datës 10 tetor, çmimet e reja hyjnë në fuqi ditën e sotme në orën 12:30 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Sipas përcaktimeve zyrtare, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën do të jetë jo më shumë se 211 lekë për litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë për litër. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me pakicë me një çmim tavan prej 195 lekësh për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 183 lekë për litër.

Autoritetet u kanë tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve të tregut të hidrokarbureve për detyrimin ligjor të zbatimit të këtyre çmimeve. Bordi paralajmëroi se në rast të shkeljeve të konstatuara gjatë kontrolleve në terren, ndaj subjekteve përgjegjëse do të vendoset masa e pezullimit të aktivitetit tregtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër