Brigada 112 “Mujdin Aliu” shënon 25-vjetorin e nisjes së luftimeve

Nga Xh M
1,065 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 14 mars – Në rajonin e Pollogut dhe Malësisë së Sharrit, sot do të shënohet 25-vjetori i nisjes së luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu”.

Për këtë përvjetor janë paraparë disa aktivitete përkujtimore, të organizuara nga Këshilli Organizativ për shënimin e kësaj date historike.

Sipas agjendës së publikuar, në orën 13:00 do të mbahet evokim kujtimesh dhe fjalime te Kalaja e Sellcës, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Sellcë të Tetovës.

Ndërkaq, në orën 14:00 do të zhvillohen homazhe dhe nderime te vendprehja e dëshmorëve pranë Kalasë së Sellcës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër