Bullgaria dërgon letër në Këshillin e Evropës, akuzon për dhunë ndaj bullgarëve në Maqedoni

Nga B.M
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 shkurt –Bullgaria ka dërguar një letër Këshillit Evropian, sipas së cilës, denoncohet dhuna ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Një letër i është paraqitur Këshillit të Evropës mbi masat kundër dhunës dhe gjuhës së urrejtjes kundër bashkësisë etnike bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dokumenti i drejtohet Komitetit të Ministrave dhe është regjistruar si pyetje me shkrim nr. 806 e datës 17 shkurt 2026”, raportoi sot BGNES.

Teksti u nënshkrua nga nënkryetarja e grupit parlamentar GERB-SDF, Denica Saçeva, përfaqësuese e Bullgarisë në Asamblenë Parlamentare, nga grupi politik EPP/HD.

Dokumenti thotë se Asambleja Parlamentare, Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) dhe Komisioneri për të Drejtat e Njeriut kanë marrë sinjale të shumta për gjuhë urrejtjeje dhe incidente armiqësore të drejtuara kundër njerëzve me origjinë bullgare në Maqedoninë e Veriut.

Theksohet se luftimi i gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes është një detyrim themelor i shteteve anëtare të Këshillit të Evropës dhe kërkon një qasje gjithëpërfshirëse. Ndër aktivitetet e nevojshme janë rritja e ndërgjegjësimit publik, trajnimi i autoriteteve policore dhe gjyqësore dhe mbledhja sistematike e të dhënave të detajuara.

Autori i tekstit vëren se aktualisht nuk po merren masa konkrete nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të kufizuar dhunën kundër bashkësisë etnike bullgare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër