Bytyqi: Situata ekonomike e Maqedonisë së Veriut është serioze, shteti nuk ka para

Nga I.A
1,069 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 korrik, Zhurnal.mk – Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për situatën ekonomike në vend, LSDM-në, si dhe Qeverinë.

Bytyqi theksoi se situata ekonomike e Maqedonisë së Veriut është serioze dhe se shteti nuk ka para. Ai gjithashtu tha se situata ekonomike mund ta çojë Qeverinë të shpallë zgjedhje të parakohshme.

“Ballafaqimi me situatën ekonomike do ta detyrojë këtë qeveri që të shkojë në zgjedhje. Kjo për të blerë kohë, pasi nuk kanë vizion si ta përmirësojnë situatën. Shteti nuk ka para. Për herë të parë në historinë e shtetit modern, ne e përfunduam vitin me 8% më pak të hyra. Edhe me rebalancin e pamë një gjë të tillë. Situata është për t’u brengosur. Shihet edhe në sektorin e biznesit, të cilët nuk kanë likuiditet. Gjatë krizave të kaluara qytetarët nuk e kanë ndjerë mungesën e parasë, tani ka krizë”, tha Bytyqi.

Sa i përket LSDM-së, ai tha se ajo që ndodh për momentin me partinë është faza e reformimit.

“Kjo që ndodh është pjesë e reformimit të LSDM-së që ka filluar këto dy vite. Kam qenë edhe më parë kritik dhe i drejtpërdrejtë që gjatë fazës së reformimit duhet të hapësh vend për të gjithë ata që ndajnë të njëjtat vlerë dhe ideologji. Nuk jam pjesë e ristrukturimit të partisë, jam deputet i partisë. Sondazhet janë pjesë e fazës së riformatimit të LSDM-së. Sondazhet tregojnë se edhe ka rënë interesi i qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Bytyqi.

Në lidhje me çështjen e deputetëve shqiptar, të cilët para disa ditëve u ndaluan të futen në Shqipëri, ai tha se është sinjal i keq nga të dyja palët.

“Në mëmëdhe shkojmë si bijtë e tyre. Edhe kur nuk kam qenë në politik, nuk kam ndërhyrë në politikën e brendshme. Mendoj se është sinjal i keq nga të dy anët edhe nga shteti amë, edhe nga bartësit e funksioneve. Kemi shumë punë për të bërë këtu”, tha Bytyqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër