Çitaku: Albin, eja në Kuvend, votoje ligjin – mos provoko

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 06 tetor, Zhurnal.mk – Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka ftuar kryetarin e Vetëvendosjes dhe njëherësh kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të shkojë në Kuvend për ta votuar ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, raporton Ekonomia Online.

“Albin, eja në Kuvend. Eja dhe ta votojmë ligjin. Mos nxit. Mos provoko. Mos e urdhëro Policinë të ushtrojë dhunë ndaj vajzave e djemve që sot janë në sheshe duke kërkuar drejtësi për një vepër që na dha lirinë”, shkroi ajo në Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër