Moti sot: Në mëngjes ftohtë, gjatë ditës deri në 25 gradë Celsius

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 06 tetor, Zhurnal.mk – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot, e martë, 6 tetor, vendi do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 25 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kushtet meteorologjike gjatë ditës do të jenë përgjithësisht të qëndrueshme, me mbizotërim të intervaleve me diell.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër