Cole e cilëson yllin e PSG-së si lojtarin më të nënvlerësuar në histori

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Fabian Ruiz, ishte një nga protagonistët e fitores spektakolare 4-2 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, duke e kurorëzuar paraqitjen e tij të mirë me golin që vulosi fitoren e parisienëve.

Paraqitja e spanjollit la përshtypje të mëdha te ish-futbollisti anglez Joe Cole, i cili nuk i kurseu lavdërimet për mesfushorin, duke e cilësuar atë si një nga lojtarët më të nënvlerësuar të të gjitha kohërave.

“PSG-ja e mbylli ndeshjen. Ai mund të jetë lojtari më i nënvlerësuar i të gjitha kohërave”, deklaroi Cole, duke vlerësuar kontributin e Ruizit në skuadrën franceze.

“Ai i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në futboll, përfshirë Ligën e Kampionëve. E kryen gjithmonë detyrën e tij dhe është vazhdimisht i pranishëm. Ajo që do të thoja është se kjo skuadër duket më e fortë kur ai është në fushë”, u shpreh ish-reprezentuesi anglez.

Ruiz vazhdon të jetë një pjesë e rëndësishme e mesfushës së PSG-së, falë qetësisë në lojë, aftësisë për të kontrolluar ritmin dhe kontributit në të dy fazat e lojës.

Lavdërimet e Cole vënë në pah rëndësinë e spanjollit, i cili shpesh mbetet në hijen e emrave më të përfolur të skuadrës parisiene.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër