D-r Arben Ziberi vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin

Nga B.M
995 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 shkurt – Ish deputeti i BDI, D-r Arben Ziberi, nip i kandidatit për kryeministër i parë shqiptar, Naser Ziberi, vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin.

Ndryshe, familja Ziberi shquhet si familje intelektuale dhe me ndikim, veçanërisht në Qytetin e Shkupit.

Me këtë mund të konstatohet që pas fitores në zgjedhjet komunale, VLEN etablohet edhe në rajonin e Shkupit dhe jo vetëm.

Arben Ziberi mbahet mend si njëri nga deputetët më të zëshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe si doktor i suksesshëm.

Ziberi nuk është kuadri i vetëm nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, që po braktisin këtë formacion politik.//Almakos

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër