Daut Beqiri: Me SPB-Shkup po forcojmë masat për sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e zjarreve

Nga I.A
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Preventiv së bashku me përfaqësues të SPB-Shkupit, ku është diskutuar për gjendjen e sigurisë në komunë dhe aktivitetet që do të ndërmerren për rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Sipas Beqirit, në takim është arritur dakordim për forcimin e angazhimit institucional dhe ndërmarrjen e veprimeve parandaluese për mbrojtjen nga zjarret, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe ruajtjen e hapësirave publike.

Ai theksoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional mbetet faktor kyç në parandalimin e rreziqeve dhe në krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët e Haraçinës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër