Deco zbulon të vërtetën pse Barcelona zgjodhi transferimin e Gordon para Rashfordit

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka shpjeguar pse klubi katalunas vendosi të transferojë Anthony Gordon në vend të Marcus Rashford, një vendim që shkaktoi shumë diskutime gjatë kësaj vere.

Rashford, i cili iu bashkua Barcelonës në huazim njëvjeçar në korrik të vitit të kaluar, pati një sezon pozitiv, duke shënuar 14 gola dhe dhuruar 14 asistime në të gjitha garat.

Paraqitjet e tij bindën edhe trajnerin Hansi Flick, megjithatë Barcelona vendosi të mos e aktivizojë opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh.

Në vend të Rashfordit, katalunasit investuan 80 milionë euro për Anthony Gordon, i cili e ka nisur në mënyrë fantastike aventurën në “Camp Nou”, me pesë asistime në katër ndeshjet e para në La Liga.

Deco tha se Barcelona është mirënjohëse për kontributin e Rashfordit, por stili i Gordonit përputhet më shumë me atë që kërkon skuadra.

“Jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Rashfordit. Ai kontribuoi shumë sezonin e kaluar, por ideja jonë e lojës lidhet më shumë me Anthony”, deklaroi Deco.

“Stili i tij përshtatet me atë që kërkon trajneri. Ne e shohim çdo stërvitje dhe e analizojmë ekipin”, shtoi ai.

Sipas Decos, Barcelona kishte nevojë për më shumë intensitet në lojën e saj, sidomos në ndeshjet ku Raphinha mungonte.

“Një nga aspektet ku patëm vështirësi sezonin e kaluar, pa Raphinhan, ishte se energjia e ekipit binte. Na duhej më shumë intensitet”.

“Analizuam shumë sulmues krahu. Të transferosh dikë nga Liga Premier është pothuajse e pamundur, por Flick e kishte të qartë atë që dëshironte dhe prej aty punuam për marrëveshjen”, përfundoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër