Prishtina, 07 Shkurt – Deficiti tregtar i Kosovës në vitin 2025 është rritur për 12,53% krahasuar me vitin 2024, sipas të dhënave të bilancit tregtar të zyrës statistikore të vendit ASK, shkruan dtt-net.com, transmeton Zhurnal.mk.
Deficiti tregtar në vitin 2024 ishte 5.426 088 miliardë euro dhe u rrit në 6.106 261 në vitin 2025.
Eksportet në vitin 2024 ishin 944 284 milionë euro dhe u ulën në 942 085 milionë në vitin 2025, ndërsa importet u rritën në 7 048 346 miliardë në vitin 2025 nga 6 370 372 në vitin 2024, që është një rritje prej 677 974 ose 10,64%.
Pjesëmarrja e eksporteve në importe në vitin 2025 mbeti e ulët, përkatësisht në 13,4%, një rënie nga 14,8 përqind në vitin 2024.
