Delegacioni i MERSM-së në Gjenevë: 58% e kapacitetit të instaluar vjen nga burimet e ripërtëritshme

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Një delegacion i Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale (MERSM) mori pjesë në Javën e Energjisë së Qëndrueshme të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE), e cila u zhvillua në Pallatin e Kombeve në Gjenevë.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë këtij aktiviteti ndërkombëtar u diskutuan temat kyçe që lidhen me tranzicionin energjetik, sigurinë energjetike, qasjen në energji dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Ministria bëri të ditur se 58 për qind e kapacitetit të instaluar energjetik në vend vjen nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme në procesin e transformimit të sektorit energjetik.

Siç raporton Tetovasot, përfaqësuesit e ministrisë theksuan se prioriteti i radhës është modernizimi i rrjetit energjetik dhe investimi në sistemet për magazinimin e energjisë, të cilat konsiderohen thelbësore për integrimin më efikas të burimeve të ripërtëritshme dhe rritjen e sigurisë së furnizimit.

Pjesëmarrja në këtë forum ndërkombëtar shërbeu gjithashtu për shkëmbimin e përvojave me përfaqësues të vendeve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare mbi politikat dhe praktikat më të mira në fushën e energjisë së qëndrueshme, raporton Tetovasot.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër