Demant nga Presidenca: Osmani mohon se ka marrë oferta për rizgjedhje nga Vetëvendosje

Nga Xh M
393 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vjosa Osmani ka demantuar lajmet se i janë ofruar nënshkrime dhe mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Reagimi është bërë nga shefja e stafit të Presidentes, Learta Hollaj, e cila ka hedhur poshtë këto pretendime.

“Kjo është gënjeshtër!”, ka shkruar Hollaj, duke mohuar kategorikisht se ka pasur ndonjë ofertë të tillë për përkrahje apo sigurim nënshkrimesh për rizgjedhje.

Nga Presidenca theksojnë se informacionet e publikuara në këtë drejtim nuk janë të vërteta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër