Demokracia kërkon konsensus në interes të qytetarëve, jo inxhiniering zgjedhor

Nga D. V.
488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 korrik, Zhurnal.mk – Besimi në procesin zgjedhor nuk ndërtohet me ndryshime të shpejta dhe jotransparente të ligjeve, por përmes një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe demokratik në të cilin marrin pjesë të gjitha palët e interesuara. Kjo është një nga qëndrimet kyçe që CIVIL e ka mbrojtur vazhdimisht në lidhje me reformën zgjedhore.

Në kontekst të propozimit qeveritar për ndryshime në Kodin Zgjedhor, Xhabir Deralla, në analizën “Inxhiniering zgjedhore në horizont: Si pushteti po e privatizon Kodin Zgjedhor”, rikujton se zgjedhjet nuk janë pronë e pushtetit dhe se rregullat sipas të cilave zgjidhet pushteti politik nuk duhet të ndryshohen pa debat të gjerë publik dhe konsensus shoqëror.

Sipas qëndrimeve dhe rekomandimeve shumëvjeçare të CIVIL‑it, besimi në procesin zgjedhor nuk mund të ndërtohet përmes miratimit autokratik të ligjeve prapa dyerve të mbyllura.

Rekomandimet e CIVIL‑it lidhur me propozimin qeveritar janë logjike, të qarta dhe urgjente:

Tërheqje e menjëhershme nga procedura e shkurtuar
Ligji që përcakton rregullat e pushtetit politik nuk duhet të miratohet në mënyrë të fshehtë. Procedura e përshpejtuar parlamentare duhet të ndërpritet menjëherë.

Institucionalizim i debatit
Kuvendi duhet të organizojë një seri diskutimesh publike me pjesëmarrje të detyrueshme dhe thelbësore (jo vetëm formale) të organizatave joqeveritare, ekspertëve dhe komunitetit akademik. Rregullat zgjedhore duhet të jenë rezultat i një marrëveshjeje konsensuale shoqërore.

Refuzim i votimit në internet (i‑voting)
Derisa shteti të ndërtojë një mbrojtje të fuqishme kibernetike dhe derisa të ekzistojë teknologji që garanton njëkohësisht sigurinë dhe fshehtësinë e votës pa presion, futja e votimit elektronik për diasporën duhet të ndalet plotësisht.

Fokus te demokratizimi i vërtetë
Në vend të eksperimenteve teknologjike, nevojiten reforma thelbësore — një njësi zgjedhore, lista të hapura, depolitizim i administratës zgjedhore dhe qasje e barabartë në financimin shtetëror për të gjitha subjektet politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër