Dezinsektim ajror kundër mushkonjave në Shkup këtë fundjavë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shtator Zhurnal.mk – Qyteti i Shkupit njofton se këtë fundjavë do të zhvillohet dezinsektim ajror kundër mushkonjave në zonën e qytetit.

Trajtimi kundër mushkonjave të rritura është paraparë të kryhet në orët e para të mëngjesit, të shtunën më 19 shtator dhe të dielën më 20 shtator.

Në rast se moti nuk krijon kushte për realizimin e spërkatjes, aksioni do të shtyhet për ditën e parë të ardhshme me kushte të favorshme atmosferike, në të njëjtin interval kohor.

Qyteti i Shkupit u apelon bletarëve që të ndërmarrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

artikuj të ndërlidhura