Dimitrieska-Koçoska takohet me përfaqësuesit e Thesarit të SHBA-së: Vazhdon bashkëpunimi në fushën e digjitalizimit dhe modernizimit të financave publike

Nga D. V.
331 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 prill, Zhurnal.mk – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në kuadër të Takimeve Pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), të cilat po mbahen në Uashington, zhvilloi takim pune me përfaqësuesit e Thesarit të SHBA-së (U.S. Department of the Treasury), Zyrës së Ndihmës Teknike (Office of Technical Assistance – OTA).

Në këtë takim u konfirmua bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe konstruktiv midis Ministrisë së Financave dhe Thesarit të SHBA-së, me qëllim përmirësimin e menaxhimit të financave publike, përforcimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e sistemeve financiare.

“Në fokus të diskutimeve ishte edhe progresi për realizimin e projekteve të vazhdueshme të asistencës teknike në fushat e menaxhimit të borxhit publik, zhvillimit të tregut të letrave shtetërore me vlerë, administratës tatimore dhe doganore, si dhe përforcimit të sistemeve të mbikëqyrjes financiare dhe luftës kundër krimit financiar”.

“Theks i veçantë u vu në aktivitetet që lidhen me zhvillimin e platformës së re për ankandet e letrave shtetërore me vlerë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të mëtejshëm me të gjitha institucionet relavante dhe partnerët nga Thesari i SHBA-së, me qëllim zbatimin në kohë dhe me sukses të zgjidhjes efikase, transparente dhe moderne”, thonë nga Ministria e Financave.

“Bashkëpunimi teknik me Thesarin e SHBA-së është kyç për modernizimin e financave publike dhe avancimin e tregjeve të kapitalit në vend. Së bashku po punojmë në zgjidhje konkrete, nga platforma e re për ankandet e letrave shtetërore me vlerë deri te përforcimi i administratës tatimore dhe doganore, me qëllim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe stabilitetit të sistemit”, theksoi ministrja.

Gjithashtu, u shqyrtua progresi i reformave në sistemin tatimor dhe doganor, avancimi i menaxhimit të risqeve, dixhitalizimi i proceseve, si dhe përforcimi i kapaciteteve institucionale përmes trajnimeve dhe transmetimit të praktikave të mira ndërkombëtare.

Në takim u theksua përkushtimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit, si dhe përkrahja e proceseve reformuese që kontribuojnë në stabilitet më të madh fiskal, efikasitet të financave publike dhe rritje ekonomike.
Ministrja Dimitrieska-Koçoska theksoi se partneriteti strategjik me Thesarin e SHBA-së paraqet nxitje të rëndësishme për avacimin e financave publike dhe kapaciteteve institucionale në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër