Dita e Punëtorëve – Sot protestohet në Prishtinë

Nga D. V.
406 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 maj, Zhurnal.mk – Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar se më 1 maj 2026, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë një protestë paqësore.

Sipas njoftimit të FSPTSPK-së,  protesta organizohet në mbështetje të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat.

“Protesta do të fillojë në ora 10:00, me vendgrumbullim në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, dhe do të vazhdojë sipas itinerarit të planifikuar deri në hapësirën ndërmjet objektit të ish-Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër